Vizitë kritike nga Bashkimi Evropian në Turqi

Turqia këtë javë do të mirëpresë dy emra të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të martën do të vizitojnë Turqinë.

Pas Samitit të Liderëve të BE-së më 25 mars, Michel kishte thënë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke.

Krerët e BE-së, të cilët kishin biseduar më 19 mars nëpërmjet video-konferencës, do të zhvillojnë bisedime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë vizitës së tyre, zyrtarët e lartë të BE-së pritet të diskutojnë për hapat e reja për të ringjallur marrëdhëniet BE-Turqi, duke rifilluar dialogun politik të nivelit të lartë, duke filluar negociatat mbi modernizimin e Bashkimit Doganor 25-vjeçar dhe duke rinovuar Marrëveshjen e 2016-s për refugjatët në Turqi.

Në takim do të vijë në rend të ditës edhe çështjet e Mesdheut Lindor dhe bisedimet eksploruese me Greqinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu