Si shkak i tërmeteve të shumta brenda këtyre dy ditëve në Maqedoni, respektivisht në qytetin e Shkupit, banorët vazhdojnë të mos hyjnë nëpër banesat e tyre si shkak i lëkundjeve të shpeshta, njofton InfoShqip.com.
Si pasojë e këtyre tërmeteve dikush e ka shfrytëzuar situatën. InfoShqip njoftohet se në Fushë Topan të Shkupit janë shfaqur hajdutë të cilët kanë shfrytëzuar rastin e mosndodhjes së njerëzve nëpër shtëpi dhe banesa për të hyrë dhe vjedhur sende të vlefshme.
Banorët e banesave kanë filluar të mbajnë kujdestari para banesave të tyre pasi askush nuk po ndërmerr masa./infoshqip.com