Vjen sinjali për ftesën e Maqedonisë në NATO

Kryeministri Zoran Zaev të premten do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit të paralajmëruar është planifikuar dhe konferencë e përbashkët për shtyp ku pritet që Maqedonia të fitojë ftesë për anëtare të plotë në Samitin e NATO-s. Zaev tha se pret të gjitha anëtaret e NATO-s të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimit e Maqedonisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi ditë më parë se në Samitin e Aleancës në korrik pritet që Maqedonia të ftohet për negociata për anëtarësim në Organizatë.

“Jam optimist se do të sillet një vendim i tillë, si dhe për atë se në referendumin në Maqedoni do të ketë shumicë për mbështetje të marrëveshjes me Greqinë”, theksoi Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje për rezultat pozitiv nga referendumi. Ai shpjegoi se pas referendumit që Maqedonia do të mund të ftohet për anëtarësim në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu