Vjosa Osmani dhe Albin Kurti takohen sot për koalicionin

Pak ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që e nxorën të parën”>parën Lëvizjen Vetëvendosje me një diferencë të ngushtë në vota me LDK-në, krerët e të dy partive do të takohen sot për herë të parë për të biseduar për një koalicion paszgjedhor.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 në hotel Sirius në Prishtinë. Takimin e sotëm e ka konfirmuar dje edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Ndërsa Osmani tha sot shkurtimisht për “T7” se me Kurtin do të shihet pas një takimi që fillimisht do të mbajë me një koalicion gjerman.

Ky është takimi i parë në mes të dy partive pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e nxorën të parën”>parën Vetëvendosjen, derisa, LDK-ja doli e dyta me një diferencë jo shumë të madhe në vota.

Edhe para zgjedhjeve, LDK-ja e VV-ja patën negociuar për mundësinë që të garonin me një listë të përbashkët zgjedhore, derisa, u dakorduan që të shkojnë të ndara në zgjedhje, e pas tyre ai që del fitues merr postin e kryeministrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu