Vjosa Osmani: Për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem do të koordinohemi me SHBA-në

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV-së tha se para se të vendoset Ambasada e Kosovës në Israel, fillimisht duhet diskutuar me BE-në.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu