Vladimir Putin i tall europianët: Më shumë shtete mund të braktisin BE-në

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, deklaroi se nuk përjashtohet që disa shtete të Europës juglindore ndoshta po mendojnë daljen nga BE në vitet e ardhshme, sipas tij.

Vladimir Putin kështu deklaroi para pjesëmarrësve të forumit investues “Thërret Rusia” e ju kujtoi se përplasjet në BE filluan për shkak të sistemit të shpërndarjes së fondeve që parasheh që mbështetja e rëndësishme prej dhjetëra miliardë euro ju ofrohet “vendeve që ende nuk kanë arritur një nivel të caktuar të zhvillimit ekonomik” njofton agjencia ruse e lajmeve TAS.

Kjo qasje ekonomike dhe gjoja brengë për këto shtete dikur nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik është e re për Putin pasi deri vonë nuk ishte strategji ruse e ‘kujdesit’ për ‘aleatët’ e dikurshëm.
Putin shtoi se këtyre vendeve do të ju duhet të paguajnë BE’së e atëherë mund të ju shkojë mendja si Britanisë të largohen, sipas tij. Ai talli britanikët se gjoja u larguan për shkak se nuk duan të paguajnë.

“Diku rreth vitit 2028 disa shtete europës juglindore do të arrijnë atë nivel zhvillimi ekonomik për shkak të cilit do të ju duhet të paguajnë. Nuk jam i sigurt që atëherë nuk do të përsëritej mendimi i Britanisë së Madhe për largim nga BE’ja”.

Deri tani shënjestër e Putin ishte NATO pasi e sheh si ofendim për trashëgiminë ruse dhe ambicien e tij të kthimit të ‘lavdisë’ së Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu