Vladimir Putinit “i janë dhënë tri vjet jetë” dhe “po humbet shikimin për shkak të sëmundjes” shkruajnë mediat britanike

Vladimir Putinit i janë dhënë maksimumi tri vjet jetë nga mjekët, sipas një burimi të inteligjencës ruse. Kështu së paku pretendojnë disa media britanike, si Independent, Mirror dhe Daily Mail, sipas të cilave oficeri i FSB ka thënë se presidenti rus, 69 vjeç, “ka një formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi”.

Dhe ai shtoi: “Ai nuk ka më shumë se dy deri në tre vjet për të qenë i gjallë”, shkruajnë tutje këto media, përcjell Telegrafi.

Spiuni tha se sëmundja do të thotë se Putini po humbet gjithashtu shikimin.

Ai zbuloi: “Na thuhet se ai vuan nga dhimbje koke dhe kur shfaqet në TV i duhen copa letre me gjithçka të shkruar me shkronja të mëdha për të lexuar atë që do të thotë”.

“Ato janë kaq të mëdha secila faqe mund të mbajë vetëm disa fjali. Shikimi i tij po përkeqësohet rëndë”.

“Dhe gjymtyrët e tij tani po dridhen në mënyrë të pakontrolluar”.

Ndryshe, javën e kaluar Putin u takua me presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko në Soçi dhe u kap nga kamera duke “i lëvizur këmbët në mënyrë të pakontrolluar” ndërsa dyshja ishin ulur për bisedime.

Dhe “kryespiuni” ukrainas Kyrylo Budanov tha: “Ai ka disa sëmundje të rënda, njëra prej të cilave është kanceri”.

Veç kësaj, vë në pah Mirror, raportet javën e kaluar duke cituar burime të Kremlinit pohuan se Putini iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të kancerit 14 ditë më parë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu