VLEN: BDI-ja si zakonisht gënjen

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se këta të fundit kanë fituar shumicën e votave të diasporës.

Ja komunikata e plotë e VLEN-it:

“Ende nuk ka përfunduar procesi i votimit në diasporë, sepse në SHBA ende është ora 14:00. Ende nuk janë hapur as kutitë e diasporës.

Kështu që, numrat e publikuar nga BDI janë rrena, me synim për të shkaktuar konfuzion. Aq të trashë janë në mashtrimet e tyre, sa që pretendojnë se votat e tyre janë më shumë se numri i të regjistruarve.

Si zakonisht, mashtrimet janë mjet i atyre që nuk u konvenon e vërteta”, thuhet në reagimin e VLEN-it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu