VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

Partia opozitare shqiptare VLEN përmes një conference për shtyp ka reaguar për procesin zgjedhor në komunën e Likovës.

“Jemi këtu për ta denocuar vjen masive të votave, mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës. Më saktësisht në vendvotimin 1112/1 në komunën e Likovës. Personi A.R shofer i Sadulla Durakut dhe krahu i djathtë i tij është kapur duke i mbushur kutitë e votimit. Kjo është dëshmi e tentativës së Frontit Evropian për vjedhje votash. Apelojmë deri me ministria e punëve të brendshme që të ndërmerr hapa që kjo shkelje të merr dënimin maksimal. Pjesëmarrja në këto zgjedhje të sotshme është jashtëzakonisht e lartë. Kjo përpjekje e BDI-së është tentativë vullnetin e qartë popullor që masovikisht po merr pjesë në votim”, deklaroi Orhan Murtezani nga VLEN. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu