VLEN njofton se Kryeministri i parë shqiptar në Kongresin e tyre

Sipas VLEN një emër me peshë historike do të jetë pjesë e Kongresit të Bashkimit që mbahet më 9 Maj.

“Në mesin e delegatëve të këtij kongresi do të jetë edhe Qemal Musliu, njeriu që në opinion njihet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment me simbolikë të veçantë politike dhe kombëtare. Prania e Musliut në Kongresin e Bashkimit vlerësohet si mesazh i fuqishëm për konsolidimin e faktorit politik shqiptar dhe përkrahje ndaj procesit të bashkimit që po ndërton VLEN-i.Kongresi i 9 Majit pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike shqiptare të viteve të fundit, ku pesë subjekte politike po kurorëzojnë procesin e bashkimit në një subjekt të vetëm politik”, theksohet në një njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu