VLEN të kënaqur nga ndarja e “kulaçit” qeveritar

Ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se tashmë bisedimet janë konkretizuar deri në eshalonin e tretë me partnerin e ri VLEN, dhe se numrat në fund të ditës nuk kanë aq shumë rëndësi në bisedime, nga Koalicioni VLEN sot konfirmuan intensitetin e bisedimeve, por gjithsesi ruajtën konfidencialitetin e tyre.

“Kemi pas ditë ku intensiteti i bisedimeve ka qenë me orë të tëra, ajo ka qenë në funksion për të bërë më të mirën për shtetin tonë dhe gjithashtu mund të them se kaluar në një atmosferë të mirë”, deklaroi Visar Ganiu, VLEN.

Pa shpalosur detaje si në ndarjen kadrovike ashtu edhe në emra të mundshëm të bartësve të këtyre pozitave, Visar Ganiu që ishte pjesë e ekipit negociator konfirmoi vetëm se sekretariati për çështje evropiane, në Qeverinë e re do të transformohet në ministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu