Koalicioni politik VLEN ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëqenieje familjare.
“Në këtë ditë të bekuar të Kurban Bajramit, VLEN u uron të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet, mirësi dhe begati në familjet e tyre”, thuhet në urimin e koalicionit.
Nga VLEN theksojnë se kjo festë bart mesazhe të rëndësishme për sakrificën dhe kujdesin ndaj të tjerëve.
“Kjo festë na kujton sakrificën, bujarinë dhe kujdesin për tjetrin. Le të jetë ditë afrimi, faljeje dhe solidariteti, ku askush nuk mbetet vetëm dhe ku fjala e mirë, vizita dhe dora e shtrirë marrin kuptim të veçantë”, thuhet më tej në urim.
Në fund të mesazhit, VLEN ua uron festën të gjithë qytetarëve myslimanë me fjalët: “Gëzuar Kurban Bajramin!”. përcjell Zhurnal.










