VLEN vs Fronti Evropian në tubimin në Tetovë: Publikohen dokumentet se kush kërkoi leje i pari

Koalicioni VLEN, nëpërmjet një konference për media, paraqitën dokumente në lidhje me kërkesën për tubimin më 6 maj në Tetovë, ku në të njëjtin vend dhe të njëjtën ditë edhe Fronti Evropian ka paralajmëruar tubim, shkruan Alsat.

Pas disa përplasjeve nëpër rrjete sociale ndërmjet këtyre dy koalicioneve, nga VLEN, kanë bërë me dije sot, se ata kanë qenë të parët që kanë kërkuar leje për tubim në sheshin Iliria në Tetovë, e jo Fronti Evropian, sic lajmëruar këta të fundit.

Në këto dokumente, shihet se VLEN, ka bërë kërkesë më 11 prill për këtë tubim, derisa Fronti Evropian, kërkesë ka bërë më 12 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu