Vllatko Gjorçev i VMRO-së tregon pse i “djeg” përdorimi i ligjit për gjuhët

Anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev në një emision televziv ka thënë se shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja deri tani nuk i kanë dëgjuar kërkesat e VMRO-së dhe qytetarëve por edhe të ekspertëve për tërheqjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ne do ta shfrytëzojmë këtë rast si VMRO-DPMNE në emër të qytetarëve të Maqedonisë edhe një herë ti bëjmë thirje koalicionit në pushtet dhe LSDM-së që të tërheq ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ky ligj është i komplikuar dhe ligj i cili prek shumë institucione në Maqedoni. Për këto arsye po apelojmë që shumica e udhëhequr nga LSDM-ja ta tërheq këtë ligj” .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu