Vlora Dumoshi godet Haradinajn: Boll mo me emërime

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn për emërimet e reja nëpër instirucionet e vendit. Dumoshi ka thënë se Haradinaj ka po bën këto emërime edhe pse s’ ka legjitimitet politik.

“Qeveria e dorëhequr e Haradinajt vazhdon me emerime dhe vazhdime të mandateve të Kryeshefave të Agjencive dhe të Sekretarëve nëpër ministri të ndryshme, edhe pse s’ ka legjitimitet politik”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Qeveria e dorëhequr e Haradinajt vazhdon me emerime dhe vazhdime të mandateve të Kryeshefave të Agjencive dhe të Sekretarëve nëpër ministri të ndryshme, edhe pse s’ ka legjitimitet politik. Këto vendime janë tërësisht politike dhe kanë për qëllim që të mbrojnë sistemin e militantëve politikë, dhe stermbushjen e mëtejme të administratës me të tillë. Kjo duhet të ndalet menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu