VMRO-DPMNE: A është i implikuar edhe zyrtari i BSP-së në incidentin në Çair?

VMRO-DPMNE-ja në konferencën për media të zëdhënësit partiak ka publikuar një video-xhirim të kamerave të sigurisë, që sic thonë nga opozita, është marrë nga rrjetet sociale. Bëhet fjalë për incidentin në Çair, ku sipas zëdhënësit Stoilkovski, është i implikuar edhe një zyrtar i lartë i Byrosë për Siguri Publike, përcjellë KlanMacedonia.

VMRO-DPMNE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit dhe LSDM-së të përgjigjen nëse ky xhirim është autentik, duke drejtuar akuza se po bëhen përpjekje për fshehjen e rastit.

“Oliver Spasovski, Qeveria dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen nëse ky është xhirimi autentik nga të shtënat në Çair? A është ky xhirimi I kamerës së sigurisë nga Sistemi Save City në Çair? A është personi me këmishë të kaltër Arif Asani, zv/Drejtor në Byronë për Siguri Publike? A do të heshtin tani MPB-ja, Spasovski, Qeveria dhe LSDM-ja dhe do ta fshehin rastin dhe a janë peng I BDI-së vetëm për të mbajtur pushtetin dhe nëse vetëm për pushtet fshehin veprimi kriminogjene nga krerët e Byrosë për Siguri Publike?” – deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së /KlanMacedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu