VMRO-DPMNE nuk e ftoi Janevën në seancën e parë parlamentare

Në seancën konstituive të Parlamentit dje nga gjyqësia ishin të gjithë: prokurori publik Marko Zvrlevski, kryetari i këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, i këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski, ushtrues detyre kryetare e Gjykatës së Lartë Snezhana Bajlozova, transmeton TetovaSot.

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva ishte bartësi i vetëm nga radhët e funksioneve më të larta shtetërore që nuk ishte prezent në seancën e djeshme për konstituimin e Parlamentit të ri. Janeva dhe PSP vitin e kaluar e kanë votuar Parlamenti, me marrëveshjen e liderëve të katër partive më të mëdha politike.

Nga PSP thuan se Janeva as që ka marr ftesë nga kryesuesi i seancës, Trajko Velanoski. Po të ftohej, me siguri do të merrte pjesë, thanë nga Prokuroria Speciale Publike.

Nga kabineti i Velanoskit sqaruan se ftesat gjithmonë shkruhen dhe dërgohen sipas listës preseance, e cila është miratuar me vendim qeveritar. Ndryshimi i fundit i preseancës listës së bartësve të funksioneve publike është kryer në vitin 2013. Paraprakisht, qeveria ka bërë ndryshime në vitin 2004.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu