VMRO-DPMNE: Qeveria të kërkojë falje për sharjet në gjuhën maqedonase në festën e BDI-së

VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkoi nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së që të kërkojnë falje për sharjet në festën e Marrëveshjes se Ohrit, e cila ndodhi në momentin kur prezantuesja foli në gjuhën maqedonase, transmeton InfoShqip.

Nga VMRO-DPMNE thonë se mijëra euro janë shpenzuar për festën partiake të BDI-së, në të cilën është fishkëllyer gjuha maqedonase dhe as pas dy ditësh nuk ka asnjë reagim nga qeveria.

“Kovaçevski, Grubi dhe zyrtarë të tjerë nga kjo qeveri e paaftë duhet menjëherë të shkëputen, të dënojnë dhe të kërkojnë falje qytetarëve maqedonas për skandalin me përçmimin e gjuhës maqedonase gjatë të ashtuquajturës festë. Për këtë festë janë shpenzuar më shumë se 100 mijë euro për këngëtarë dhe argëtim të zyrtarëve të BDI-së në kohë krize ekonomike dhe energjetike. Përderisa në Tetovë nuk ka ujë të pijshëm, ndërsa dhjetëra fshatra të Pollogut po shkelin në baltë, ndërsa në Abër të Haraçinës nuk ka kanalizim të premtuar, kriminelët e BDI-së dhe LSDM-së po i shpenzojnë paratë e qytetarëve për parti partiake”, thekson reagimi i VMRO-DPMNE-së./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu