VMRO i përgjigjet Ahmetit: Qeverinë e re e vendos populli

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE i është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Ali Ahmetit në Çegran, i cili tha se VMRO-ja nuk duhet të ëndërrojë për krijimin e shumicës me “Levicën”, përcjell TV21. Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se Qeverinë e re e vendos populli në zgjedhje.

Qeverinë e re nuk e vendos Ahmeti, por populli në zgjedhje. Pushtetin e jep dhe e merr vetëm populli në zgjedhje, prandaj ka kaq frikë dhe ikin nga përballja me popullin. Rregulli i koalicionit fitues me fitues nuk vlen dhe nuk është i shkruar askund, kështu që për këtë frika është çdo ditë e më e madhe e BDI-së nga krimet me partnerin LSD. Mirë që me deklarata të tilla shpalosen spikatësit dhe asët e politikës, por VMRO do ta rrëzojë këtë pushtet bashkë me popullin”, ka shkruar mes tjerash Kovaçki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu