VMRO-ja e revoltuar largohet nga manifestimi! Nikollovski: Nuk do të marrim pjesë në miting partiak të LSDM-së (VIDEO)

Delegacioni i opozitares VMRO-DPMNE e anuloi kremtimin e Ilindenit në Meçkin Kamen, duke mos e ndjekur fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Siç tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikoloski, kjo është për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së në pushtet.

“Për shkak të sjelljes së këtillë partiake dhe politike, ne në këtë moment po largohemi nga “Meçkin Kamen” dhe nuk do të marrim pjesë në fjalimin e kryetarit të Qeverisë, sepse është evidente se ky është një manifestim partiak i LSDM-së. Nuk e kemi ndërmend të marrim pjesë në mitingje të LSDM-së, ju faleminderit”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu