VMRO: Kovaçevski ka frikë referendumin

VMRO – DPMNE vazhdon të pretendon se korniza negociuese për anëtarësim në BE është është e dëmshme për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe se ajo nuk mbështetet nga qytetarët. Sipas tyre, kjo është arsyeja që kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka frikë nga referendumi. Ata po ashtu kanë përsëritur se, nuk do të lejojnë të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

“Pse Kovaçevski ik nga përballja me qytetarët në referendum? A do të thotë se me atë që thotë që referendumi është hap mbrapa në gjithë procesin, është i vetëdijshëm se qytetarët nuk e mbështesin? Po, qytetarët nuk e mbështesin politikën e tij. Ajo që Kovaçevski ka frikë të shkojë në referendum është vetëm dëshmi se qytetarët nuk i japin mbështetje kornizës negociuese që e promovon ai që në përkthim do të thotë asimilim dhe bullgarizim”, deklaroi DimçeArsovski nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nga LSDM thonë se, negociatat zhvillohet në gjuhën maqedonase, me formulim të pastër dhe me çështjet historike jashtë procesit negociues.

“Me atë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat për gjoja asimilim dhe bullgarizim, për rrezikimin e identitetit maqedonas që i shpërndante në mënyrë histerike VMRO – DPMNE-ja. Koha tregoi se, të gjitha ato gënjeshtra kanë shërbyer vetëm që të pengohet përparimi i shtetit dhe ai të kthehet mbrapa në izolim dhe pasiguri”, deklaruan nga LSDM.

Kujtojmë se, VMRO – DPMNE ka paralajmëruar referendum për pranimin e kornizës negociuese së bashku me marrëveshjen bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Por, deri më tani nuk janë shpalosur detajet se si do të jetë pyetja e referendumit dhe si do të zhvillohej ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu