VMRO paraljamëron Filipçen dhe Hasanin: Nëse nuk e dorëzoni dorëheqjen në Kuvend, do të iniciojmë shkarkimin

VMRO-ja opozitare jep ultimatium tre ditë për ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësin e tij, Ilir Hasani, që të dorëzojnë në Kuvend dorëheqjen e tyre, në të kundërtën grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të inicojnë shkarkimin e tyre. Kështu deklaroi kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili tha se e pamë që kreu i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje deri dek kryeministri, por jo edhe deri tek institucioni që e ka zgjedhur atë, i cili është Kuvendi.

Hristijan Mickoski, kryetar i partisë VMRO-DPME

Deri të martën ministri i Shëndetësisë duhet të dorëzojë në Kuvend dorëheqjen, në të kundërtën grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së bashkë me grupet tjera do të parashtrojë kërkesë për shkarkimin e ministrit dhe zëvendësit të tij. Këto propozime do të dorëzohen ditën e martë para fillimit të sencës, që të mund të futen në rendin e ditës

Mickoski gjithashtu gjatë prononcimit të tij për media, parashtroi edhe disa pyetje rreth klinikës modulare në Tetovë, e cila para disa ditësh u kaplua nga zjarri duke shkaktuar edhe humbje jetësh.

Hristijan Mickoski, kryetar i partisë VMRO-DPME

Në çfarë mënyre është ndërtuar spitali? Çfarë kanë qenë projektet dhe tenderët? A ka leje për ndërtim? Pse nuk ka sistem për kundërzjarr? Pse familjarët kanë qenë të pranishëm, a do të thotë kjo se ka mungesë të përsonelit mjekësor?

Ai më tej hodhi edhe dyshime se kryeministri Zoran Zaev sigurohet nga informacionet nga hetimi për shkaqet e zjarrit. Mickoski këtë e bazon në kumtesën e Zaevit, pasi sipas tij kryeministri merr informacione nga hetimi dhe atë nga prokurorët e LSDM-së.

Përndryshe, Filipçe dhe Hasani tashmë kanë dorëzuar dorëheqjen deri tek kryeministri I vendit, i cili dje deklaroi se ndaj tyre do të sjellë vendim sapo të marrë informacionet e para nga hetimi.

Zjarri që e përfshiu spitalin modular në Tetovë, ku po trajtoheshin pacientët me Kovid la pas 14 të vd ekur dhe 12 të lën duar, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur shkaqet se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu