Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe iku me vrap nga Kuvendi. Ndërkohë që këshilltarja që ndoqi nga pas deputetin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda. Ndëshkimi do jetë në fuqi nga shtatori.
Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin ndërsa sa i takon referimit në SPAK nuk është në kompetencat e këtij organi. Deputeti Ulsi Manja bëri me dije se PS do të referojë në SPAK materialet për Shehajn.










