Një 16- vjeçare me bukuri që lë pa frymë dhe me sy të thellë blu, si Brigitte Bardot. Nëna e saj është showgirli dhe prezantuesja Veronika Loubry, ndërsa babai ish- futbollisti Patrick Blondeau.
Thylane Blondeau është pjesë e botës së modës, qysh prej moshës 4- vjeçare, kur bukuria e saj u pikas dhe u cilësua si vogëlushja më e bukur në botë, shkruan noa.al.
Ajo tashmë është një modele e konfirmuar dhe imazh i L’Oreal Paris, ndërsa në 5 prill bukuroshja franceze festoi ditëlindjen e saj të 16.
Thylane i përket gjeneratës së re të modeleve, e cila është e destinuar të pushtojë pasarelat e botës, në sajë të bukurisë që e karakterizon. /a.y/noa.al