Vota pa ndryshim sistemi, si përgjigjet Rudina Hajdari

Bashkëkryesuesja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari në një komunikim që ka pasur me mediat pas mbledhjes së sotme, nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjen nëse opozita e re do të japë votat për Reformën Zgjedhore pa ndryshuar më parë sistemin.

Nëse më herët kjo ishte cilësuar si kusht i opozitës së re, Hajdari sot tha vetëm një fjali: Kërkojmë një reformë që të jetë tërësore.

“Ftesa mbetet e hapur për PD-në dhe të gjitha partitë jashtë sistemit, kemi komunikim me disa nga kolegët dhe të donim të dorëzonin propozimet e tyre, që të ishte me konsensus të gjerë edhe partitë jashtë, pasi ky ndryshim, reformë bëhet për shqiptarët. Reforma të jetë tërësore. Nuk do të ketë reformë me dy faza, për këtë të jeni të qartë dhe për këtë kemi rënë dakord.

Do të merremi edhe me rekomandimet e OSBE-së, por edhe për ndryshimin e sistemit, por kur të vijë momenti i miratimit do të jetë bashkërisht. Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim; ndryshimin e sistemit, ta shembim këtë dhe qytetarët të votojnë përfaqësuesit e tyre dhe jo partitë politike”, tha Hajdari në komunikimin e saj, por nuk iu përgjigj insistimit të gazetarëve nëse do të japin votat pa ndyshimin e sistemit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu