Votohet ligji për ndryshimin e tatimit të mjeteve motorike

U votua ligji për ndryshime në tatimimin e automjeteve motorike

Ndryshimi i fundit 18:39 18 Dhjetor, 2019

Kuvendi sot pasdite e votoi Ligjin për tatimin e automjeteve motorike me të cilin parashikohet ndryshim në sistemin e tatimimit të automjeteve motorike.

Krahas komponentës së vlerësimit gjatë tatimimit të automjeteve motorike tatimi do të llogaritet edhe në bazë të komponentës ekologjike e cila do të dalë nga vlera e emisonit mesatar të dioksidit të karbonit – CO2 e shprehur në gram për kilometër.

Sipas Qeverisë, kjo do të kontribuojë për shfrytëzimin e automjeteve motorike me emison më të ulët të CO2, do të stimulohet importi i automjeteve të reja ekologjike që mëtej do të mundësojë uljen e ndotjes së ajrit gjegjësisht krijimin e mjedisit të shëndoshë jetësor për qytetarët në vend. Gjithashtu do të kontribuojë edhe ndaj rinovimit të parkut vozitës.

Pritet që dispozitat e Ligjit për tatimimin e automjeteve motorike do të shkaktojnë implikime fiskale pozitive për Buxhetin e RMV-së-së, duke pasur parasysh se objekti i tatimimit nuk ka të bëjë vetëm me automjetet për udhëtim, por përmasat do të zgjerohen edhe për automjetet motorike. Në mënyrë shtesë, është vendosur edhe një komponent i ri i tatimimit, që do të thotë, përveç vlerës së tatimit së automjeteve motorike do të llogaritet edhe në bazë emisionit mesatar të dioksidit të karbonit – CO2, kështu që nuk është e mundur të parashikohet paraprakisht se sa do të jenë implikimet fiskale

Në vazhdimin e seancës së 123 të Kuvendit u soll edhe ligje të reja për huamarrje të shtetit me borxh në Bankën kreditore për ripërtëritje -KvF pas Marrëveshjes për huamarrje për financimin i Projektit për rehabilitim energjetik efikas në shtëpitë e studentëve, me hua në Bankën kreditore për ripërtërire – KfV pas Marrëveshjes për hua për financimin e Programit për ujitje, si dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privato-publik , të gjitha në procedurë të shkurtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu