Vogëlushi katërvjeçar Almir Aliu për shkak të një grindjeje mes babit të tij dhe Boban Iliqit, natën e 25 qershorit të vitit të kaluar së bashku me nënën e tij u shtyp në mënyrë mizore nga një makinë, drejtuesi i të cilit ishte i akuzuari Boban Iliq.
Bojan Iliqit, vëllain e Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, Prokuroria e Kumanovës ka vendosur që t’ia tërheq akuzat, të cilat e ngarkonin për vepër penale “dhunë”.
Ndërsa, kjo sipas avokatëve të familjes Aliu ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe të papranueshme për ta, pasi sipas tyre ky veprim është krejtësisht në kundërshtim me dëshmitë materiale dhe verbale që ata i kanë siguruar dhe prezantuar në gjykatë.
Ata thonë se në këtë rast Prokuroria është treguar e njëanshme, pasi për të njejtën vepër penale “dhunë”, akuzohen edhe tre familjarët e Alimirit, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri.
Avokatët shprehen se ka mundësi që Prokuroria të bëjë parakualifikim të lëndës, sepse kjo sipas tyre do të jetë në favor të të akuzuarit Boban Iliq.
“Nuk jemi të kënaqur nga ana e gjykatës shkaku se mua po më duket se prokurorja më tepër është duke e kryer një funksion të avokates se sa të prokurores. Kështu që të mos jetë e politizuar kjo punë por të shifet drejtësia dhe të dalë drejtësia deri në fund”, tha për Shenjën Nijazi Aliu, xhaxhai i Almirit. /albeu.com/










