Autoritetet turke kanë kërkuar ndihmën e “Apple” për deshifrimin e aparatit celular “iPhone 4S”, të policit 22-vjeçar që vrau ambasadorin rus në Ankara më 19 dhjetor.
Ditën e atentatit, vrasësi kishte arritur të shmangë rojet e sigurisë dhe të futej brenda galerisë me pretekstin se ishte roje personale e ambasadorit.
Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë celularin e Mert Altintash, një iPhone 4S, dhe sipas raporteve paraprake, thuhet se zyrtarë të lartë kanë kërkuar që “Apple” të deshifrojë celularin e ish policit.
Kujtojmë se Rusia ka dërguar ekipet e saj të ekspertëve të cilët do të asistojnë në deshifrimin e celularit të ish policit.
Nuk dihet ende nëse “Apple” do ta pranojë këtë kërkesë apo jo, pasi autoritetet amerikanë kanë kërkuar të njejtën ndihmë për lidhur me iPhonë 5C-në e atetnatorit të San Bernardios, të cilën “Apple” e refuzoi.
Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit arriti ta thyente sigurinë e iPhone 5C me ndihmën e një pale të tretë e cila kushtoi plot 1.3 milionë dollarë.