Vrasja e dyfishtë në Çellopek, sherr i një vendparkimi, policia jep detaje

Policia e Tetovës ka konfirmuar incidentin e rëndë në fshatin Çellopek të rajonit të Bërvenicës së Tetovës, ku mbetën dy të vrarë dhe një i plagosur.

Sipas policisë, autori vrasjes është një 60 vjeçar, dhe se ai është në lidhje familjare me dy viktimat.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell INA.

SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu