Vrasja e Liridona Ademaj, ja çfarë ndodh me Naim Murselin

Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga vrasja ende misterioze e Liridona Ademaj, mesditën e kësaj të mërkure nën masa të rrepta sigurie është dërguar në prokurori Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Më herët, gjatë mëngjesit të sotëm, për të njëjtën çështje është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla, ish- pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së është arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nën forca të shumta sigurie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu