Vrasja e Liridonës, policia u bind për përfshirjen e burrit kur nuk fali xhenazen në varrim

Gazetari i A2CNN në Prishtinë ka zbuluar detaje nga ngjarja që tronditi opinionin publik, ku Naim Murseli inskenoi një grabitje dhe pagoi vrasës për t’i marrë jetën bashkëshortes së tij Liridonës.

“Natën e vrasjes ata kishin vendosur të darkonin në Graçanicë, 12 km larg Prishtinës. Aty ka qenë edhe dorasi, autori Granit Plava që ka qëndruar i distancuar dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e çiftit.

Më pas u larguan duke shkuar drejt shtëpisë së tyre në shtëpinë luksoze në Prishtinë që Naimi sapo e kishte blerë. Zona njihet si fshati Bërnicë, një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë. Rrugë kryesisht e ngushtë dhe jo shumë e frekuentueshme.

Granit Plava i maskuar ka dalë para veturës. Sipas dëshmisë së Naim Murselit e ka parë Liridona e para, që i ka kërkuar të ndalojë. Dyshimet e para të familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin.

Ai ka marrë fëmijët dhe ka thënë se pas disa metrave që ka bërë ka dëgjuar një krismë. Graniti i ka marrë jetën me një plumb në qafë Liridonës. Policia ka mbajtur në vëzhgim sjelljen e Naimit gjatë funeralit. Ka pasur disa rituale gjatë varrimit që ai nuk i ka kryer, që nuk është e zakonshme për një të afërm, siç është falja e xhenazes ku ai nuk ka marrë pjesë. Sjellje që ka rënë në sy të mediave dhe efektivëve.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu