Vrasja e policit në Serbi, reagon menjëherë presidenti Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit serb në pikën kufitare të Loznicës.
Vuçiç i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të efektivit që ndërroi jetë, Nikolla Krsmanoviç.

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviç, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviç. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”, tha Vuçiç.

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegramin e Vuçiç.

Mediat serbe shkruajnë se Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur “një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij”. Sipas autoriteteve në Serbi, shtetasi shqiptar i Kosovës është autor i vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu