Vrasja e “Shqiponjës”, Dëshmitarët: Gjykatësja nuk na la të shprehemi

Përfundoi pa asnjë rezultat konkret edhe seanca e katërt për vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur si “Komandant Shqiponja”.

Të dyshuarit për vrasjen e tij, Bajram Limani dhe Amir Latifi janë lëshuar në paraburgim shtëpiak. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmuan Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, të cilët nga ky rast patën përfunduan të plagosur. Dëshmitari Shefki Rexhepi ankohej se gjykatësja i ka kufizuar në përgjigje dhe nuk i ka lejuar që ata të tregojnë gjithë ngjarjen, gjë që Rexhepi e cilëson si një kuiz, në të cilin ke të drejt të përgjigjesh vetëm me po ose jo.

 “Ky gjykim, kjo drejtësi e sodit, më lehtëështë në kuiz të dalësh, se te këta. Kërkojnë përgjigje të shkurta. Unë me përgjigje të shkurta nuk mund të përgjigjem. Po ose jo, kështu përgjigje ka vetëm në kuiz. Kisha disa herë mosmarrëveshje me gjykatësen, deshën të më largojnë jashtë. Këtu nuk është duke funksionuar gjyqi i Kumanovës, për momentin janë duke funksionuar dy shefat e Maqedonisë, Gruevski dhe Alia”, deklaroi Shefki Rexhepi, dëshmitar.

Në anën tjetër familjarët të pashpresë që do të zbardhet ky rast, ankohen që edhe pas seancës së katërt me radhë asgjë nuk po konkretizohet. Familjari Lulzim Aliti aspak nuk beson se do të ketë një epilog të drejtë, duke e cilësuar kështu gjykatën e Kumanovës si jofunksionale.

“Kjo është seanca e katërt…gjithçka është e orkestruar mirë, gjykata nuk funksionon. Mbi dëshmitarët vet gjykatësja bën shtypje, i kufizon në përgjigjet e tyre…unë nuk besoj se do të ketë një epilog të drejtë, kjo do të vendoset mbi rregullat që i ka vendosur partia në pushtet”, tha Lulzim Aliti, familjar.

Sa i takon lirimit të dy,të dyshuarve Aliti thotë që kjo i bënë të ndjehen të pasigurt nëse ata përsëri nuk do ta përsërisin aktin e njëjtë, nëse nuk do të ndikojnë negativisht mbi dëshmitarët ose nuk mund të ikin jashtë shteti.

Në Gjykatën themelore të Kumanovës sot ishin të ftuar edhe dëshmitarët e palës mbrojtëse Amir Latifi dhe Ilir Hasani, por i pranishëm ishte vetëm Amir Latifi, ndërsa Hasani mungoi me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Avokatët e të dyja palëve refuzuan të prononcohen para kamerave, duke thënë se është ende herët që ata të thonë diçka, në momentin kur të përfundoj gjithçka ata do të dalin me një deklaratë.

Seanca e radhës është caktuar për më 14 tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu