Vrau tre gra, asnjë pendesë

Dan Hutra, 40-vjeçari me një jetë mes krimeve në seri dhe burgut, vrasës gjakftohtë i tre grave pak ditë më parë në periferinë e Tiranës, nuk shfaqi asnjë pendesë në dalje para togave të zeza për masën e sigurisë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet”, tha Hutra, i cili u shfaq krejt i qetë, i shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë.

Gjatë seancës, gjyqtarja i ka kujtuar se rrezikon burgim përjetë. Përgjigja e tij: “As më intereson fare….edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”.

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Tashmë, në shenjestër të opinionit dhe institucioneve është gjykatësi Gerd Hoxha, njeriu që e ka liruar nga burgu këtë monstër lehtësisht të vërtetueshme si i tillë, pas shumë krimeve në seri, përfshirë dhe vrasjen e ish-gruas, ndër të tjera, me argumentin se “nuk ka shkollë(!!!)”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu