Banorë të fshatit Bogovinë njoftuan për Televizionin Koha se para disa minutave është plagosur kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe zëdhënësin e SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, i cili deklaroi se jozyrtarisht Hazbi Idrizi nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.
Ndërsa drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi e ka konfirmuar vdekjen e kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi.










