Kandidati presidencial i Ekuadorit Fernando Villavicencio u vra mbrëmë në fund të një mitingu parazgjedhor në Quito, njoftoi kreu i shtetit Guillermo Lasso.
Villavicencio ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 20 gusht.
Sipas sondazheve të fundit, Villavicencio do të kishte mbështetjen e 13 për qind të votuesve në zgjedhje dhe do të ishte në vendin e dytë, pas kandidates Luisa Gonzalez.
Në Ekuador është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe është vendosur që zgjedhjet të mbahen sipas planit pavarësisht vrasjes së kandidatit për president, shkruan Agence France-Presse.
Ekuador është përballur me një valë dhune në lidhje me trafikun e drogës në vitet e fundit, kujton AFP.