Vuçiç bisedë telefonike me ambasadorin amerikan: Serbia e përkushtuar për ruajtjen e paqes, qytetarët janë tmerruar nga sjellja e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Vuçiç ka bërë me dije Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes.

“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin”, thekson Vuçiç.

Nga ana e tij ambasadori Hill, thekson se ka kërkuar nga presidenti Vuçiç që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu