Vuçiç dhe Donnelly për bashkëpunimin e Serbisë dhe SHBA-së në sferën e energjetikës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot priti zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Diplomaci të Energjisë, Kurt Donnelly, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç tha se është e rëndësishme për Serbinë të ketë siguri energjetike, gjegjësisht furnizim të vazhdueshëm të burimeve të energjisë, për të cilat nevojat po rriten, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Diplomati amerikan Donnelly tha se për administratën e presidentit Biden, energjia është një nga çështjet kryesore të ekonomisë, por edhe të politikës së jashtme, duke marrë parasysh se SHBA-ja dëshiron të jetë lider global në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Andaj e inkurajoi Serbinë që të jetë ambicioze për këtë çështje.

Në lidhje me këtë, Vuçiç tha se katër ligje janë miratuar në fushën e minierave dhe energjisë, të cilat mundësojnë tranzicionin e energjisë dhe kontribuojnë në arritjen e qëllimit të neutralitetit të klimës deri në vitin 2050. Ai deklaroi se vendosmëria e Serbisë është të diversifikojë burimet dhe drejtimet e furnizimit me gaz.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për projekte të mundshme të përbashkëta në fushën e energjisë si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu