Gjatë daljes së tij për mediat për vrasjen e liderit të serbve të Kosovës Oliver Ivanoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se shteti i tij do të marrë pjesë në hetimet që do të mbajë Kosova.
Por, gjatë fjalës atij i ka shpëtuar një detaj, i cili po përflitet në media.
“Nëse vrasësi ka emër e mbiemër serb, ai nuk është serb”., ishte fjalia e thënë nga Vuçiç që ka bërë mjaft qytetarë dhe gazetarë të shtrojnë pyetjen nëse presidenti serb ka dijeni për rrethanat e vrasjes së Ivanoviçit. /albeu.com/









