Vucic falënderon Greqinë që nuk po e njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është shprehur mirënjohës ndaj Greqisë për interesin që tregon sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd duke thënë se e vlerëson qëndrimin e këtij shteti sa i përket pavarsisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Vucic ka thënë se i është mirënjohës Greqisë për qëndrimin parimor të këtij vendi sa i përket deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës së njohur.

‘Ne vlerësojmë lartë qëndrimin e qëndrueshëm dhe parimor të Greqisë në lidhje me deklarimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës së njohur. I jemi mirënjohës Greqisë për interesin që tregon për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes së Brukselit – me ministrin e punëve të jashtme të republikës’, thuhet në shkrimin e tij.

Ndërkaq, Vucic së fundmi ka vendosur të mos udhëtojë në Zagreb, ku do të mbahet Kongresi i Partisë Popullore Evropiane më 20 dhe 21 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu