Vuçiç, “gjuhë jugosllave” me boshnjakët e Sanxhakut

Vuçiç, ish-zëdhënës i Millosheviçit, është treguar së fundi një titist me kredo jugosllave karshi boshnjakëve, popullit që më së shumti e pësoi nga egërsia fetaro-nacionaliste serbe pas shkërmoqjes së “Bashkim Vëllazërimit” jugosllav.

Ai ka pohuar së fundi se boshnjakët(në Serbi) janë në të gjitha organet shtetërore, duke filluar nga qeveria dhe që do të kenë “dukshëm” më shumë përfaqësues sesa do të kishin proporcionalisht me numrin e banorëve.

Në hapjen e një rruge të re Novi Pazar – Tutin, Vuçiç tha se është i sigurt se kabineti i ri do të ketë “më shumë boshnjakë” në historinë e Serbisë.

“Ne duam që ju të shihni se ne i shohim boshnjakët si motra dhe vëllezër, jo si një trup të huaj. Ne duam që ju ta dini se ju keni vëllezër dhe miq në serb. Nuk na shqetëson nëse e doni Sarajevën, por jam i lumtur të shoh se gjithnjë e më shumë boshnjakë po vijnë në Beograd sepse Beogradi është kryeqyteti juaj dhe jeni gjithmonë të mirëpritur”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se serbët, si popull shumicë, duhet të tregohen të hapur.

“Kur të kemi gjeneralin e parë boshnjak në ushtrinë serbe, le të kemi më shumë, që njerëzit këtu ta perceptojnë ushtrinë si të tyren. Ne duam të ndërtojmë një paqe që do të zgjasë përgjithmonë, dhe jo vetëm paqe në kuptimin e mirëfilltë, por që të gjithë të ndihen mirë, pa dallim kombi dhe feje”, tha Vuçiç, duke iu referuar boshnjëkeve që jetojnë në shtetin serb, ndryshe në Sanxhak. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu