Vuçiç i qahet diplomatit britanik Richard Moore për BE-në dhe Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e priti sot Richard Moore, Drejtorin e Përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe dhe ju falënderua për kërkesën e Britanisë për heqjen e taksës së Kosovës dhe i shpjegoi nismën e ‘mini-shengenit’. Moore i përshëndeti iniciativat e stabilizimit të marrëdhënieve në rajon, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti serb Vucic ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme fuqizimi i dialogut politik me Mbretërinë e Bashkuar, posaçërisht në rrethanat e reja që do shfaqen pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sipas shërbimit për media të presidencës serbe ai Vucic ka shfaqur interesimin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Vucic i falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme të euro integrimeve të Serbisë, por e theksoi edhe nevojën e ekzistimit të një plani të qartë për zgjerimin e BE’së dhe një periudhe kohore të anëtarësimit, pasi procesi i integrimit europian të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi bazike për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vucic i barti diplomatit Moore edhe përshtypjet nga takimi në Paris dhe mundësitë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Prishtinës, e në lidhje me këtë është thënë se është me rëndësi që edhe Britania ka kërkuar nga kosovarët të heqin taksën.

Ai e Drejtorin politik në ministrinë e jashtme të Britanisë e njoftoi edhe me nismën për vendosjen e katër parimeve – qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave shërbimeve dhe kapitalit – në Ballkanin Perëndimor, të nisur me Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Drejtori politik Richard Moore ka thënë se përshëndetë përpjekje për stabilizimin e marrëdhënieve në rajon. Ai ka theksuar se ministria e jashtme britanike përkrah dialogun politik mes Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe paralajmëroi vizita zyrtare, të cilat do të kontribuonin në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, përfshi edhe mbrojtjen shkruhet në njoftim.

Richard Moore është diplomat i karrierës me përvojë dhe ka shërbyer si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Turqi dhe Pakistan. Ai që nga viti 2018 udhëheqë Drejtorinë Politike të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Moore është nderuar me nga Mbretëresha Elizabeta e Dytë me Urdhrin Kalorës i Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit për shërbimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu