Vuçiç i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës: Me çfarë të drejte dhe akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponencën e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë”, pyeti Vuçiç dhe më pas u përgjigj vetë.

“Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët – ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu