Vucic ironizon me Albin Kurtin: Trim i madh që fyen vajza

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha sot se Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me tre parimet e tij për dialogun, ka filluar me të merret me çështje personeli në Beograd, e shtoi se është e qartë se në Prishtinë po zhvillohet e njëjta fushatë kundër tij sikur ajo në Beograd.

“Atë që e ka thënë për mua është kompliment, pasi kundër meje po zhvillohet fushatë si një tradhtari të madh, e ajo fushatë atje është e njëjtë me atë këtu. Gjithë çka bëjnë këta këtu e bëjnë ata në Prishtinë. Një shënjestër e kanë, e rastësisht ka qëlluar të jem unë, askënd tjetër nuk e përmendin” tha Vucic.

“Që mua nuk do të më shohë në anën tjetër të rrugës, kjo është në rregull. Mirë që merret me çështje kuadri në Beograd dhe atë se kush do të udhëheqë delegacionin tonë në dialog”, e ceku me ironi presidenti Vucic ndaj tre kushteve që i kishte vendosur Albin Kurti, e pari ishte që në delegacionin serb të mos ishte Aleksandar Vucic.

Vucic vazhdoi me ironinë e tij e shtoi se është i bindur se Kurti ka problem të përballet me të pas kërcënimeve që i tha ndaj të bijës së tij adoleshente.

“Brengoset se si do t’i përgjigjem, atij trimi të madh, që fyen vajza. Për atë nuk është sigurt se si do të dukej takimi” shtoi ai.

Albin Kurti nuk është se kishte fyer drejtpërdrejt të bijën e presidentit serb Vucic, por e kishte përmendur me qëllim të ofendimit të presidentit Thaçi dhe presidentit Vucic.

“Na kanë kthyer në mesjetë, në periudhën e feudalizmit, ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve dhe për tokat e tyre. Veç ka mbetur që djali i Hashim Thaçit të martohet me vajzën e Aleksandar Vucic dhe jemi tamam sikur para 4-5 shekujve”.

Në të njëjtin fjali kishte përmendur edhe të birin e Presidentit Thaçi. Këtë nuk e ka harruar presidenti serb Vucic, dhe e kujton kohë pas kohe këtë fyerje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu