Vuçiç konfirmon vizitën e Ramës sërish në Serbi, ja kush do ta shoqërojë

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin.

Një fakt të tillë e bëri me dije homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se e kishte njoftuar zv/Presdientin amerikan për takimin që do të mbajë së shpejti me kryeministrin Edi Rama si dhe një me grupe investorësh nga Serbia, Kosova e Shqipëria.

Ai shtoi se në të shkuarën shqiptarët dhe serbët kishin bërë gabime në raport me njëri-tjetrin, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është një e ardhme e paqtë. Deklaratat Vuçiç i bëri gjatë konferencës për shtyp me Zv/Presidentin amerikan, Joe Biden, ku një prej temave kryesore të diskutimeve mes tyre ka qenë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu