Vuçiç: Kurti na poshtëroi në Berlin, deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po thotë se kryeministri Albin Kurti, e ka poshtëruar atë dhe popullin serb, në procesin e Berlinit. Kjo siç specifikoi Vuçiç, meqë Kurti, ka deklaruar se nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar neve deri në fund, popullin tonë dhe ndërkombëtarët, Kurti deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin në Prishtinë”.

Më pas Vuçiç i cilëson kërcënime vendimet e Kurtit për çështjen e targave.

”Anëtarët e QUINT-it, po mashtrojnë publikun se ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Ata nuk kanë të drejtë të marrin targa dhe vetura nga serbët. Anëtarët e QUINT-it nuk e kuptojnë ndryshimin midis targave RKS dhe KS. Po bëjnë budallallëqe, e dinë”, deklaroi Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu