Vuçiç: Ndaleni Kurtin, po kërkon luftë, policët nuk janë keqtrajtuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka kërkuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, që të ndërmarrin çdo përpjekje për të ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, po kërkon luftën të re në Ballkan.

“Ne biseduam me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së, se po i de-përshkallëzojmë marrëdhëniet e tilla politike dhe nëse do të kemi sukses në këtë, kjo nuk varet nga Serbia. Sepse Serbia nuk ka bërë asgjë për përshkallëzimin e këtyre marrëdhënieve”.

Sa i përket 3 policëve të arrestuar, Vuçiç deklaroi se vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi se ato kishin shkelur marrëveshjen mes palëve.

Ai i ka thënë se policët ishin 300 metra brenda territorit të vijës administrative. E zëmë se kanë të drejtë, ata nuk kanë të drejtë të jenë as aty fare, sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake që ne kemi nënshkruar. Unë u ofrova t’i shikojnë të gjitha regjistrimet. Ushtarët serbë nuk ishin më afër se 19 kilometra larg nga ai vend. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë regjistrime të plota në mënyrë që gjithçka të shihet”.

Presidenti serb ndërkohë ka bërë të ditur se me tre policët do të sillen si një vend serioz dhe të arrestuarit nuk janë rrahur apo keqtrajtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu