Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, tani duket se ka ndryshuar deklaratat e tij duke thënë se dëshiron paqe të qëndrueshme me shqiptarët, shkruan Gazeta Metro.
Vucic i cili para disa muajve lëshoi disa deklarata kontradiktore duke thënë se vështirë të arrihet marrëveshje me shqiptarët, tani duket se ka ndryshuar qëndrim.
Ai duke folur për televizionin publik serb RTS, ka thënë se arritja e marrëveshjes me shqiptarët, do të ishte një arritje e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve.
“Do të doja që të kemi paqe të qëndrueshme me shqiptarët..Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe do të ishte mirë për qytetarët tanë, por a është kjo reale apo jo, është çështje tjetër”, deklaroi Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij, Kosova është një vend shumë i rëndësishëm pasi edhe jetojnë serbët për të cilën shteti i Serbisë duhet të ofroj siguri.
“Kosova është territor i rëndësishëm, por shumë më e rëndësishme është pjesa në të cilën jetojnë serbët për të cilët duhet të kujdesemi e të bëjmë gjithçka për sigurinë dhe të ardhmen e tyre”, tha Vucic.










