Presidenti serb, Aleksandar Vucic është nervozuar në Samitin e Berlinit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pasi ky i fundit ka mbrojtur taksën e vendosur nga Kosova ndaj shtetit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Zaev gjatë bisedimit kishte folur edhe për taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe, ku është përpjekur ta arsyetonte këtë veprim nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vucicit, pasi sipas tij Zaev është mundur ta bëjë arsyetimin e kësaj takse të vendosur nga Kosova.
Zaev kishte përmendur dështimin e Kosovës në Interpol, ku pastaj kishte ardhur edhe vendosja e taksës.
“Zoran Zaev provoi që të gjejë një arsyetim për taksën duke thënë se kishte frustrim për shkak të mospranimit në Interpo”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.
Vucic ka thënë se ai është munduar të sjell paqësisht me liderët e Ballkanit duke mos ngritur tensione.










