Vuçiç nga Rashka, mbron persona që vendosën barrikadat: Nuk do të ndiqen penalisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte në Rashkë, në fillim të bisedimeve me serbët e Kosovës, se në letër e ka një deklaratë të qartë ku thotë se nuk do të ndjekin penalisht ata që ishin në barrikada.

Sot kemi krejtësisht ndryshe në deklaratën zyrtare të KFOR-it se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe kryetarit të komunave. Tashmë KFOR-i është i obliguar të mos lejojë ardhjen e forcave të sigurisë së Kosovës”, shpjegoi ai.

A mund të besojmë në çdo gjë dhe a jemi të sigurt se si do të sillet Kurti, nuk besoj, nuk besoj. Por çfarë tjetër të bëjmë. Kemi pasur biseda të vështira për ditë e netë”, ka shtuar Vuçiq tutje nga Rashka.

Ditët e kaluara jemi munduar të tregojmë se ekzistojmë si popull në një pjesë të Kosovës, ku të drejtat e popullit tonë janë kërcënuar. Kam ardhur të ju dëgjoj”, tha ai.

Vuçiq tha se në çdo moment pret që Dejan Pantiq të jetë në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga ROSU që ta sjellë, por KFOR-i do ta bëjë.

Sido që të ndodhë, unë do të qëndroj me njerëzit tanë. Kjo është zgjedhja ime. Kur kam kandiduar për postin, mbështetja juaj ishte e rëndësishme për mua. Jam i detyruar ta kthej edhe kur nuk jam dakord për diçka të tillë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ajo që është arritur është arritur falë njerëzve në barrikada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu